ATSH-AFP/ – Tri specie amfibësh të Amerikës Qendrore janë zhdukur dhe shumë të tjerë mund të zhduken së shpejti, viktima të një kërpudhe vdekjeprurëse, zgjerimi i së cilës po favorizohet nga ndryshimi i klimës, theksoi Bashkimi Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës .

Këto tri specie, përfshirë Atelopus chiriquiensis shumëngjyrësh që u gjetën në lartësi në Kosta Rika dhe në Panama, por që nuk janë parë që nga viti 1996, i bashkohen 28 specieve të tjera që janë shtuar gjithashtu në seksionin e zhdukjes të listës së kuqe të IUCN.

Lista e Kuqe tani rendit 128 918 lloje bimësh dhe kafshësh, përfshirë 35 765 që kërcënohen të zhduken.

“Edhe pse IUCN gjithashtu vë në dukje disa lajme të mira të tilla si “ringjallja” e bizonit europian, lista në rritje e specieve të zhdukura është një kujtesë e zymtë se më shumë veprim nevojitet urgjentisht për ruajtjen e natyrës”, nënvizon Bruno Oberlé, drejtori i përgjithshëm i IUCN që bashkon më shumë se 1 400 organizata dhe qeveri.

Njëzet e dy lloje të tjera amfibësh të gjetura në Amerikën Qendrore dhe Jugore gjenden në listën e specieve “të kërcënuara seriozisht”, kategoria që i paraprin zhdukjes, në klasifikimin e IUCN, e cila i referohet nivelit ndërkombëtar./ /ec/