NJOFTIM!
Bazuar në ligjin nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” (i ndryshuar), në ligjin 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” (i ndryshuar), në VKM nr.408, datë 13.05.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit” (i ndryshuar), në VKM nr.1096 datë 28.12.2015 “Për miratimin e rregullave, kushteve e procedurave për përdorimin dhe menaxhimin e hapësirës publike”, në ligjin nr. 8378 datë 22.07.1998 “Kodi rrugor i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar).
Bashkia Elbasan njofton drejtuesit e mjeteve se prej datës 15.03.2024 lëvizja në rrugën “28 Nëntori” do të kthehet me një sens.
Me mbarimin e festave dhe rikthimin në lëvizshmërinë e përditshme, rruga “28 Nëntori” i rikthehet funksionimit normal (nga jugu në veri).
Ju faleminderit!



























