ATSH/ -Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, në 25 prill ka dy rrugë ose përsëri mbrapsh duke shkuar pas ofertës lekë, lekë lekë, ose përpara punë, punë, punë

Duke folur në një takim me banorët në Kamëz, Rama tha se, “ne mundemi që dielli që ka filluar të ngrohë përsëri ta kthejmë nga një mrekulli për të gjithë ata që vizitojnë Shqipërinë, për turistët apo për ata që kanë mundësinë, në një burim ngrohtësie për çdo familje shqiptare. Është plotësisht e mundur. Por ama ka një kusht shumë të thjeshtë. Dhe unë ja them këtë sy ëm sy të gjithë atyre që janë baballarë e të gjithë atyre që janë nëna e përmes jush të gjithë baballarëve këtu. Të gjithë atyre që janë kryefamiljarë dhe që i kanë duart me kallo. Nuk em duhet fare se janë të majtë apo të djathtë as më intereson fare. Më intereson vetëm dora e tyre me kallo. Me kallo nga lufta e përditshme dhe nga puna pa u lodhur për të ndërtuar shtëpinë për fëmijët e tyre”.

“Atyre iu them, kushti është që të punojmë akoma më shumë. Kushti është që të mos presim këmbë për mbi këmbë që të tjerët të na e bëjnë jetën rrafsh. Kushti është që të jemi të bashkaur për shtëpinë tonë të përbashkët. Kushti është që të mos biem pre e atyre që vijnë dhe na ofrojnë lekë, lekë, lekë, lekë, lekë, lekë për të gjithë”, theksoi Rama.

“Kushti është që të mos harrojmë çfarë i ka ndodhur shqiptarëve në historinë e tyre kur kanë rënë pre e mërzisë, kur kanë rënë pre e zgjënjimit, kur kanë qenë të lodhur dhe të rraskapitur dhe papritur iu ka ardhur dikush që u ka premtuar t’ua bëjë jetën rrafsh, që nga haxhi Qamili dhe më pas në momente të tjera për të ardhur deri tek Rrapush Xhahferri”, u shpreh Rama.

“Të gjithë ata që janë sot nëna e baballarë e kujtojnë. Mbase shumë nga vazjat dhe djemtë që janë 20 vjeçarë nuk e kanë dëgjuar. Por do t’i kërkoja t’i pyesnin prindërit, kush ka qenë Rrapuhs Xhaferri? Rrapush Xahferri ka qenë dikush që xhironte Shqipërinë me shumë makina, me buri, me njerëz që i shkoninpas, me njerëz që e prisnin me këngë dhe me valle. Dhe Rrapush Xhaferri iu thoshte unë do t’ia u bëj jetën rrafsh, ju më jepni 1 unë do t’ju jap 2. Ju rrini e veç dyfishoni paret tuaja, s’e kujdesem unë”, tha rama.

“Rrapush Xhaferri bashkë me Vehbiun dhe me Suden sigurisht nën udhëheqjen e Saliut, i çuan shqiptarët në marrëzinë që të shisnin bagëtitë. I çuan shqiptarët në marrëzinë që të shisnin shtëpitë për të bërë lekë, për t’ia dhënë Rrapushit. Se i jepnin 100, iu jepte 200 javën tjetër. I jepnin 200 iu jepte 400. I jepnin 400, iu jepte 800. Me jep 1 dhe unë do të jap 2, ti rri në shtëpi. Ti shko në kafe, ti bëj qejf, jeta jote u zgjidh”, tha Rama

Ajo që erdhi mbrapa, theksoi kryeministri, “ishte e tmerrshme. Ishte më e tmerrshme se tërmeti, sepse la rrugëve të gjithë Shqipërinë. Se ato dy që nuk erdhën në fund në formë lekësh, erdhën si dy gishta në sy që i qërruan shqiptarët dhe Shqipëria u ndje e rrethuar nga flakët e marrëzisë”.

“Si mundet sot të na përsëritet e njëjta skenë, por këtë herë jo më nga një fajdexhi, jo më nga një grup fajdexhinjsh, po këtë herë nga një grup interesaxhinjsh, që janë gati të bëjnë çdo gjë. Janë gati edhe ta djegin, por edhe ta gënjejnë Shqipërinë dhe shqiptarët pa pikën e gajles”, tha Rama.

“Si mund t’i besohet një pale që vjen me taborre nga mbrapa si taborre dasmorësh dhe që premton lekë, lekë, lekë. Lekë për fëmijët, lekë për të rinjtë, lekë për sipërmarrësit, lekë për pensionistët, lekë, lekë. Cilat lekë? A ka ndonjë këtu që e ka ndërtuar shtëpinë me lekë që  kanë ardhur nga qielli. A ka ndonjë njeri që këtu që ka hedhur ndonjë kat të shtëpisë me lekë që ia ka dhënë dikush dhe i ka thënë merri lekët dhe s’ka problem. Nuk ka, nuk ekziston, Prandaj në 25 prill ka dy rrugë ose përsëri mbrapsh duke shkuar pas ofertës lekë, lekë lekë, ose përpara punë, punë, punë”, tha Rama.