Kjo e enjte ka shënuar ditën e 15-të të luftës në Ukrainë. Në Antalia të Turqisë ka mbërritur ministri i e Jashtëm rus Sergey Lavrov dhe ai ukrainas, Dmytro Kuleba për takimin e parë mes tyre, që nga fillimi i luftës.
Rusia ka përshkallëzuar sulmet ndaj civilëve teksa ukrainasit nxitonin të arratiseshin përmes korridoreve të evakuimit. Mbrëmjen e së mërkurës rusët bombarduan një maternitet në Mariupol, ku raportohet se deri më tani janë plagosur të paktën 12 persona.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha ky është një gjenocid dhe vijoi të bënte thirrjet për të ndaluar fluturimin në qiellin e Ukrainës.
Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se Rusia mund të përdorë armë kimike në Ukrainë. Nga ana tjetër, Presidenti amerikan Joe Biden do të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në luftën në Ukrainë.
09:50 Shpërthimi në maternitetin e Mariupol, konfirmohen 3 të vdekur
Tre persona kanë vdekur pasi u plagosën nga një sulm rus me bombë në një maternitet në Ukrainën jugore. Lajmi është dhënë nga Këshilli i qytetit të Mariupolit pak para mesditës së të enjtes. Ende nuk ka një shifër përfundimtare të viktimave dhe të plagosurve, por raportet paraprake thanë se të paktën 17 persona u plagosën nga bombardimet.
09:17 Ukrainë, sot janë planifikuar tre evakuime të tjera në rajonin Sumy
Kreu i administratës rajonale Dmytro Zhyvytsky tha se tre korridore evakuimi janë planifikuar të hapen në rajonin verilindor të Ukrainës Sumy të enjten.
Në kanalin e tij zyrtar Telegram, ai shtoi se rrugët e propozuara të evakuimit u vendosën për të filluar në orën 9 të mëngjesit me orën lokale (02:00 ET), me civilë që shkojnë në Poltava, rreth 160 kilometra larg Ukrainës qendrore.tch

























