ATSH-AA/ – Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka anuluar gjithsej 149 medalje për shkak të shkeljeve të rregullave antidoping në historinë e tij, ku në shumicën e rasteve janë përfshirë atletët rusë.

Rusia ka qenë në qendër të disa skandaleve të dopingut, ku gjithsej janë anuluar 46 medalje olimpike të fituara nga atletët rusë për shkak të shkeljeve të rregullave antidoping.

Nga 11 medalje olimpike u janë hequr atletëve bjellorusë dhe ukrainas për shkak të përdorimit të substancave të ndaluara, ndërsa atletëve kazakë u janë hequr nëntë medalje.

Për sa i përket llojit të sportit, më shumë masa disiplinore për shkeljen e rregullave deri më tani janë marrë ndaj sportistëve që garojnë në atletikë dhe peshëngritje, me nga 50 shkelje./  /os/