Përveç provimeve të lirimit dhe maturës, edhe nxënësit e klasave të pesta do të testohen për arritjet gjatë arsimit fillor.

Ky provim do të zhvillohet sot do të nis në orën 10 e do të zgjas 1 orë e gjysmë.

 

30 mijë fëmijë të arsimit fillor kanë nisur përgatitjet për vlerësimin e njohurive të fituara gjatë pesë viteve shkollim, për të kaluar më tej në ciklin e mesëm të ulët ku jo të gjitha lëndët do të shpjegohen nga një mësues, mësuesi i tyre i parë.