Temperaturat e ulëta, kanë rikthyer reshjet e dëborës edhe në qarkun e Shkodrës.

Disa centimetra dëborë  kanë rënë mbrëmjen e kaluar dhe mëngjesin e sotëm, në zonat e thella të Shkodrës, si dhe në Kelmend të Malësisë së Madhe.

Korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani bën me dije se e mbuluar nga dëbora ketë mëngjes është zgjuar edhe qyteti i Pukës

Deri më tani ka probleme në disa fshatra me mungesën e energjisë elektrike, ndërsa qarkullimi vijon normalisht.

Top Channel