Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen ’24 Maji’ në Vlorë.

Shtetasi A.A., 46-vjeç i shpallur i humbur që prej datës 11 shkurt është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Ka qenë nëna e viktimës që ka gjetur të vdekur të pajetë djalin e saj!

“Më datë 19.02.2022, është gjetur i pajetë, në banesë, nga nëna e tij, shtetasi A. A.,46 vjeç , banues në lagjen “24 Maji”, i cili ishte shpallur i humbur më datë 11.02.2022”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel