Më 1962, Nënë Tereza u nderua me Çmimin e Paqes “Ramon Magsaysay” dhe më 1979 me Çmimin “Nobel për Paqe”.
Në vitin 1991 , Nënë Tereza u kthye në vendlindjen e saj dhe hapi shtëpinë e Vëllezërve Misionarë të Bamirësisë në Tiranë, Shqipëri.
Deri në 1996, Nënë Tereza punoi në 516 misione në më shumë se 100 vende të botës.
Bamirësia e Misionarëve të Nënë Terezës u zgjerua nga 12 në mijëra persona që shërbejnë në 450 qendra në mbarë botën.
Në 5 shtator 1997, bota mësoi se Nënë Tereza, engjëlli i mëshirës vdiq në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas trashëgiminë më të pashoqe, dashurinë.
Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës”.
Më 4 shtator të vitit 2016, botës iu shtua një shenjtore, ndërkaq në Indi, në Urdhrin e Misionarëve të Bamirësisë, që ajo e themeloi në Kalkutë para dhjetëra vitesh, u mbajt një meshë e posaçme për të nderuar shenjtoren që udhëhoqi botën veç me dashuri. /m.m//a.a/

























