Punimet për nënkalimin në rrugën “Borodin Mitarja” në Elbasan po shkojnë drejt pëfundimit. Sipas kryeministrit Rama, kjo është një nyje që zgjidh lëvizjen e automjeteve përgjatë unazës jugore, që të çon drejt Automoto Parkut të parë në Shqipëri, një prej investimeve më të rëndësishme në vend.
Auto Moto Park në Elbasan shënon një hap historik për automotorizimin shqiptar dhe aktivitetet automobilistike, si dhe për promovimin e kulturës së motorsportit në Shqipëri. Cirkuiti i parë shqiptar po ndërtohet me pistë 5.3 km dhe një sipërfaqe prej 500,000+ m² në qytetin e Elbasanit, sipas standardeve të FIA, FIM dhe CIK.
Automotoparku në Elbasan do të kthehet në një destinacion tërheqës për garuesit e huaj e do të zhvillojë turizmin dhe ekonominë vendase, duke e kthyer Shqipërinë në epiqendrën e rajonit për organizimin e eventeve motorsportive.