ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njoftoi se gjatë vizitës zyrtare në Budapest, Hungari, u firmosën dy marrëveshje bashkëpunimi.

Vengu theksoi se Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë dhe ajo e Hungarisë nënshkruan dy marrëveshje që forcojnë partneritetin strategjik në fushën e mbrojtjes dhe inovacionit.

Sipas ministrit “njëra synon intensifikimin e bashkëpunimit civil në mbrojtje, ndërsa tjetra lidh Instituti Hungarez për Kërkim dhe Inovacion në Mbrojtje (VIKI) me Qendrën e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, duke hapur një kapitull të ri në R&D, shkëmbim ekspertize, trajnime dhe akses në programe evropiane”.

Vengu nënvizoi se ky është një hap konkret për siguri më të fortë, inovacion dhe bashkëpunim mes aleatëve.

/m.q/j.p/