Kryeqyteti do të jetë i ngjeshur me aktivitete deri në mbyllje të 2024-ës, duke e kthyer Tiranën në një qendër të kulturës dhe organizimeve të veçanta.

 

Drejtoresha e drejtorisë së Turizmit pranë Bashkisë së Tiranës, Ketrina Jarazi informoi në një intervistë për ATSH-në se bashkia e Tiranës deri në fund të këtij viti ka planifikuar një numër aktivitetesh në bashkëpunim me shoqata artistike, institucione kulturore dhe individë.

 

Disa prej aktiviteteve janë “Dardan Fest 2024” i njohur si festivali i filmave me metrazh të shkurtër dhe dokumentarëve në periudhën tetor- nëntor 2024; “Në vazhdën e poezisë 4- Eposi Shqiptar” gjatë muajit nëntor te Hotel Mondial; Opera “Tosca” në Tiranë” më 6-10 nëntor te Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit; “Three DJ-One Night” më 9 nëntor te Sheshi “Italia”; The Living Lab “Tirana-ArtCity” më 14 nëntor tek salla Black Box; Festa e Ullirit më 17 Nëntor në Petrelë; “Shqipëria e Dëshmorëve” më 20 Nëntor – aktivitet me rastin e festive; Festivali “Hip-Hop Kultura 2” gjatë muajit nëntor në edicionin e tij të dytë sjell së bashku të rinjtë, artistët dhe dashamirësit e kulturës Hip-Hop; “Talentet e reja në periferi 2”. Nëntor ka si qëllim të nxisë angazhimin artistik kombinuar me ndërveprim social të të rinjve, në zonat periferike të Tiranës.

 

Sipas saj, dhjetori i festive, përveç organizimeve të dedikuara për festat e Fundvitit, sjell edhe plot ngjarje të tjera artistike.

 

Aktivitete të dhjetorit janë “Festivali i parë Kombëtar për personat me Aftësi të Kufizuara (PAK)” më 3 dhjetor te Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit; “Bravo & Bravissimo – Ti je më i miri” më 14 dhjetor te Kisha Ortodokse në Tiranë; Konkursi i performancave të talenteve të rinj shqiptar dhe të huaj që jetojnë në Shqipëri, nga mosha 7 – 12 vjeç; “In Memoriam Mirush Kabashi” në dhjetor te Universiteti i Arteve; “Fundjava Norm Foster – Dramaturg Kanadez”.

 

/e.i/j.p/