NJU DELHI, 29 maj /ATSH-AA/- Një aeroplan privat me 22 persona në bord është zhdukur në Nepal, njoftuan sot zyrtarët.

Avioni “Otter 9N-AET” që i përkiste linjës “Tara Air” u ngrit nga qyteti i Pokhara.

Fanindra Mani Pokharel, një zyrtar i lartë i Ministrisë së Brendshme tha se ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi.

“Në aeroplan ishin 19 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit”, tha ai.

Pokharel tha gjithashtu se avioni humbi kontaktin sot në mëngjes pasi u ngrit nga aeroporti.

Sipas gazetës së përditshme “Kathmandu Post”, në bordin e avionit ndodheshin gjithashtu disa shtetas indianë. //a.i/