ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit informoi sot të gjithë prindërit që ende nuk i kanë regjistruar fëmijët e tyre në klasat e para dhe të dhjeta, se nesër nis faza e dytë e regjistrimit në portalin e-Albania.
Kushi theksoi se faza e dytë do të zgjasë 10 ditë, nga data 15 deri 25 gusht.
“Ju lutem kini në vëmendje se regjistrimet për vitin shkollor 2022 – 2023 do të jenë vetëm online, por të gjithë prindërit që kanë nevojë do të kenë mundësinë të mbështeten apo ndihmohen nga stafe të dedikuara në çdo shkollë”, u shpreh Kushi në një postim në rrjetet sociale.
Kushi siguroi se, “asnjë nxënës nuk do të mbesë pa u regjistruar”.
Viti i ri shkollor nis më 16 shtator. /j.p/


























