Nga 1 janari i vitit 2025, pensionistët e Tiranës do të udhëtojnë falas në të gjitha linjat urbane të kryeqytetit, ndërsa do të jetë Bashkia e Tiranës ajo që do të subvencionojë abonetë e tyre
Nga kjo nismë e propozuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe e miratuar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, përfitojnë 177 mijë pensionistë, të cilët kanë mundësinë të pajisen me abone të përgjithshme falas për transportin publik.
Për regjistrimin në portalin e përfitimit të së drejtës për Abone Pensionisti, qyetarët duhet të paraqiten pranë njësive adminstrative respektive ku banojnë, duke filluar nga data 16.12.2024. Bashkia e Tiranës sqaron se pajisja me bileta të pajtimit mujor (Abone Pensionisti) të përgjithshme, me të drejtë udhëtimi në linjat qyetase, do kryhet sipas procedurës më poshtë
b) Qytetarët paraqiten pranë njësive adminstrative respektive ku banojnë, me kartën e identitetit me qëllim regjistrimin në portalin e përfitimit të së drejtës me Abone Pensionisti.
c) Qytetarët tashmë të regjistruar në portalin e përfitimit të Abonesë së Pensionistit, duhet të paraqiten çdo fund muaji për të përfituar abonenë e pensionistit për muajin pasardhës në pikat përkatëse të shpërndarjes me kartën e identitetit dhe foto.
d) Pajisja e qytetarëve përfitues me Abone Pensionisti, pranë pikave të shpërndarjes së aboneve të pensionistit, bëhet e shoqëruar me foto dhe plotësohet me emrin dhe mbiemrin e mbajtësit.
e) Gjatë udhëtimit në mjetet e shërbimit të transportit publik qytetas përfituesit duhen të kenë me vete Abonenë e Pensionistit dhe Kartën e Identitetit.
f) Pajisja me Biletën e Pajtimit Mujor (Abone Pensionisti) bëhet në pikat e përcaktuara që do njoftohen në vijim dhe që do jenë te kioskat pranë disa prej stacioneve të autobuzit.
Ndërkaq, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë masa lehtësuese edhe për studentët. Të gjithë studentët që janë të pajisur me Kartën e Studentit do të vazhdojnë të udhëtojnë falas.
Top Channel