Edlira Xherri

Në një atmosferë të veçantë kulturore, në ambientet e Biblioteka Publike Qemal Baholli në Elbasan, u promovua libri “Rrugëtimi i abetares dhe gjuhës shqipe ndër vite”, një vepër që sjell në vëmendje rrënjët, zhvillimin dhe sfidat e gjuhës shqipe ndër shekuj.

Ky botim me vlerë, i autoreve Manjola Hatellari dhe Kozeta Grykshi, përbën një kontribut të rëndësishëm në pasurimin e literaturës mbi historinë e gjuhës shqipe dhe rolin thelbësor të abetares në formimin e identitetit kombëtar. Përmes një pune të thelluar kërkimore dhe një rrëfimi të ndjerë, libri sjell një panoramë të plotë të përpjekjeve të brezave për ta ruajtur, zhvilluar dhe përcjellë shqipen si një nga pasuritë më të çmuara të kombit.

Të pranishmit në aktivitet vlerësuan këtë vepër si një dëshmi të gjallë të historisë sonë gjuhësore, duke theksuar se ajo shërben jo vetëm si material studimor, por edhe si frymëzim për brezat e rinj që të njohin dhe të vlerësojnë më shumë gjuhën amtare.

Në një kohë kur globalizimi sjell sfida të reja për ruajtjen e identitetit, ky libër merr një rëndësi të veçantë, pasi rikthen vëmendjen tek themeli i çdo kombi: gjuha. “Rrugëtimi i abetares dhe gjuhës shqipe ndër vite” nuk është thjesht një botim, por një udhëtim në kujtesën tonë kolektive dhe një thirrje për ta mbrojtur dhe dashur më shumë shqipen.

Aktiviteti u mbyll me urime për autoreve për suksese të mëtejshme, ndërsa libri pritet të jetë një referencë e vlefshme për studiues, nxënës dhe të gjithë dashamirësit e gjuhës shqipe