Në ditët e para pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, disa zyrtarë dhe analistë kanë folur për mundësinë që Kina të luajë një rol ndërmjetësues apo edhe ta shtyjë Moskën në tryezën e bisedimeve, me qëllim përfundimin e konfliktit.

Por, pas më shumë se gjashtë muajsh luftë, pak vazhdojnë ta kenë këtë shpresë. Pekini nuk i ka dhënë Rusisë hapur armë apo ndihmë ekonomike dhe këmbëngul se është neutral ndaj luftës, por mediat kineze i kanë bërë jehonë propagandës së Kremlinit, autoritetet kineze kanë forcuar ekonominë ruse duke blerë energji ruse, kanë kryer stërvitje ushtarake me Rusinë dhe kanë ofruar mbrojtje diplomatike për Moskën në organizatat ndërkombëtare, të tilla si Kombet e Bashkuara.

Kjo nuk ka kaluar pa u vënë re në Evropën Qendrore dhe Lindore, ku veprimet e Kinës gjatë gjithë luftës dhe partneriteti i saj “pa kufij” me Rusinë i kanë dëmtuar reputacionin.

Estonia dhe Letonia kanë dalë më 11 gusht nga i ashtuquajturi format 16+1 – një grup ky i udhëhequr nga Pekini, që synon të zhvillojë negociata të rregullta me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore dhe të zgjerojë ndikimin kinez në të gjithë rajonin.

Pasi lufta të përfundojë dhe vështirësitë ekonomike të mbeten, Kina mund të paraqitet si një ndihmesë në zhvillimin e Rumanisë”, thotë ai.

Shumëçka mund të varet nga kushtet ekonomike globale gjatë viteve të ardhshme, sidomos në BE. Derisa shumë qeveri po përpiqen t’i kufizojnë lidhjet e tyre me Kinën, të tjerat po i thellojnë ato.

Sipas një studimi të Institutit Ekonomik Gjerman, ekonomia gjermane është bërë më e varur nga Kina në gjysmën e parë të vitit 2022, pavarësisht presionit në rritje që të largohet nga kjo varësi.

Në Hungari, Qeveria e kryeministrit Viktor Orban vazhdon t’i thellojë lidhjet e saj me Kinën. Më 12 gusht, ajo ka nënshkruar investimin më të madh në historinë hungareze me kompaninë kineze Contemporary Amperex Technology Co. Limited (CATL), që është prodhuesja më e madhe e baterive në botë.

Investimi prej 7.6 miliardë dollarësh do të krijojë fabrikën e dytë të CATL-së në Evropë. Qeveria hungareze e ka klasifikuar atë si një projekt me prioritet, që do të krijojë 9.000 vende pune./Radio Evropa e Lirë

 

Top Channel