ATSH/ Investimet në infrastrukturë e vepra publike kanë vijuar pa ndërprerje pavarësisht pandemisë, duke transformuar jetën e komuniteteve.

Kryeministri Edi Rama zgjodhi sot pamje të disa prej investimeve në infrastrukturë, të cilat kulmojnë me Programin e Rindërtimit.

Programi i Rindërtimit përfshin një prej paketave më unike të investimeve në infrastrukturë, që do të vijojë me intensitet edhe gjatë vitit 2022, deri në strehimin e familjes së fundit që humbi shtëpinë nga tërmeti.

Qindra familje kanë përfituar deri tani shtëpi të re falas, ndërkohë që investimet janë shtrirë në rindërtimin e shkollave, kopshteve dhe infrastrukturës urbane të lagjeve të tëra të rindërtuara nga e para.

Ndërkohë investimet në rrugë e në qendrat e qyteteve kanë vijuar me intensitet edhe gjatë vitit që lamë pas.

Janë disa akse rrugore me impakt në zhvillimin e turizmit dhe përmirësimin e ndërlidhjes së komuniteteve, si Bënçë-Lekdush, Nivicë-Salari, Kuç-Gusmar, të cilat janë tashmë vepra publike të përfunduara. /m.m/j.p/