Eksportet kanë vijuar me rritjen dyshifrore në vlerë edhe në muajin korrik, por ritmet e rritjes janë ngadalësuar ndjeshëm në raport me muajt e mëparshëm, duke treguar presionin që po ushtrojnë çmimet e larta në tregjet ndërkombëtare edhe në këtë sektor.

Sipas INSTAT, në qershor u eksportuan mallra me vlerë 39.3 miliardë lekë, me një rritje prej 22.8%,. Në qershor zgjerimi ishte 32.2% me bazë vjetore. Në maj rritja ishte 37%, ndërsa në prill 47%, pasi në shkurt dhe në mars kishte arriti zgjerim rekord prej mbi 50%.

Për 7 mujorin, eksportet arritën në 282.5 miliardë lekë, me një zgjerim prej 40.1%, nga 32.2% në qershor. Në maj rritja ishte 37%, ndërsa në prill 47%, pasi në shkurt dhe në mars kishte arriti zgjerim rekord prej mbi 50%.

Rritja pozitive e eksporteve po ndikohet nga çmimet e larta, ndërsa në sasi zgjerimi është shumë më i ulët, madje është negativ për mineralet. Lëndët djegëse e energjinë dhe minimal për materialet e ndërtimit dhe metalet, që ishin dy faktorët kryesor që udhëhoqën persofmancën pozitive në dy muajt e parë të vitit.

Sipas INSTAT për 7 mujorin Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +12,4 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +11,1 pikë përqindje, dhe “Tekstile dhe këpucë” me 6,9 pikë përqindje.monitor

Tch