Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Korçë, ku një foshnje ndërroi jetë pasi nëna e tij e futi në një valixhe, sapo kishte lindur.
Burime bëjnë me dije se burri kishte rreth një muaj që ishte rikthyer nga Greqia, atje ku ishte në emigrim prej një viti dhe ka konstatuar një aromë të rëndë në shtëpi. Aroma vinte nga dollapi por fillimisht nuk ishte në gjendje të përcaktonte shkakun.
Më pas, pas disa kontrolleve, ka gjendur pa jetë foshnjën në një valixhe. Gruaja nuk është në gjendje të japë detaje mbi ngjarjen, pasi vuan nga probleme mendore, ndërsa djali i tyre 15-vjeçar, që mundet të ketë parë ndonjë skenë të ngjarjes, vuan nga autizmi dhe gjithashtu nuk është në gjendje të japë detaje.
Më herët, i shoqi i të dyshuarës për shkakun e ngjarjes, tha se kishte rreth një vit që jetonte jashtë shtetit dhe rrjedhimisht fëmija nuk mund të jetë i tij. Trupi i pajetë i foshjës, po hetohet nga ekspertiza mjeko ligjore.
Top Channel


























