Virusi Marburg, i njohur gjithashtu si virusi i “syrit të gjakosur” për shkak të një prej simptomave të tij, u ka marrë jetën 15 personave në Ruandë, ndërsa dyshohet se qindra të tjerë janë infektuar.
Sipas medive të huaja, pas këtyre rasteve është ngritur alarmi se ky virus vdekjeprurëse, së shpejti mund të përhapet në vendet e tjera afrikane që aktualisht përballen me shpërthime të viruseve të tjera.
Mpox clade 1 është identifikuar gjithashtu në Burundi, Republikën e Afrikës Qendrore, Republikën Demokratike të Kongos, Gabon, Ugandë dhe Kenia.
I kufizuar më parë në pesë vende afrikane, tashmë ka pasur pesë raste të konfirmuara në MB këtë vit. Rasti i fundit u identifikua sot në Leeds nga një person i kthyer së fundmi nga Uganda.
Rreziku për Mbretërinë e Bashkuar mbetet i ulët, por Travel Health Pro ka lëshuar një paralajmërim për udhëtarët për në dhe nga vendi që të kenë kujdes të shtuar.
Meqenëse nuk ka vaksinë para udhëtimit për mpox në MB, njerëzit këshillohen të konsultohen me një profesionist shëndetësor në lidhje me mundësinë e tyre për të udhëtuar, raporton Mirror.
Pickimet e mushkonjave transmetojnë gjithashtu virusin Oropouche në shumë vende të Amerikës së Jugut dhe në një shtet të Karaibeve të popullarizuar nga turistët.
Më shumë se 10,000 njerëz në Brazil, Kolumbi, Kubë, Panama, Peru, Ekuador, Guajana, Bolivi dhe Republikën Domenikane janë infektuar këtë vit.
Nuk ka trajtime apo vaksina specifike për virusin që ka çuar në disa vdekje. Simptomat përfshijnë ethe, dhimbje koke të forta dhe dhimbje muskulore. Simptoma të tjera që shfaqen më vonë mund të jenë, dhimbje barku dhe ngërçe, nauze, të vjella.
Top Channel