ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla reagoi sot në një konferencë për shtyp në lidhje me letrën informuese nga ana e Autoritetit të Dosjeve, ku vihej në dijeni se politikani me inicialet I.M figuron me dosje në aktivitetin e Sigurimit të Shtetit.

Nikolla u shpreh se, “AIDSSH ka dërguar një letër në drejtimin tim ku më vë në dijeni të identitetit të këtij politikani me profil të lartë dhe kërkon nga Kuvendi ndërhyrje të menjëhershme për adresimin e një pengese ligjore që nuk ia mundëson Autoritetit veprimet e domosdoshme për rastin”.

“Rasti është tronditës dhe Kuvendi duhet të reagojë patjetër. Prandaj kam thirrur sot kryetarët e grupeve parlamentare, kryetarët e Komisionit të Sigurisë dhe Ligjeve, të cilët i kam informuar mbi letrën e Autoritetit, identitetin e politikanit me inicialet I.M. Si dhe gatishmërinë time për ta mbledhur Kuvendin në çdo kohë që forcat politike do të kenë nevojë”, u shpreh Nikolla.

“Dua të falënderoj Autoritetin e Dosjeve për reagimin e drejtë të pavarur dhe profesional si dhe për kurajën në adresimin e këtij rasti, i cili ngre pyetje të rëndësishme për shoqërinë tonë dhe për forcat politike. Në respekt të ligjit dhe të ndjeshmërisë së lartë të këtij rasti vërtetë tronditës nuk mund të flas më shumë në këtë fazë”, theksoi Nikolla. /j.p/

TIRANË, 27 korrik /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla reagoi sot në një konferencë për shtyp në lidhje me letrën informuese nga ana e Autoritetit të Dosjeve, ku vihej në dijeni se politikani me inicialet I.M figuron me dosje në aktivitetin e Sigurimit të Shtetit.