Në Shkup të Maqedonisë së Veriut, nis sot punimet samiti i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me pjesëmarrjen e diplomatëve të 57 vendeve anëtare të organizatës. Nga Shqipëria është i pranishëm ministri i Jashtëm Igli Hasani.

 

 

Lavrov, pjesëmarrës në Samit, arriti në kryeqytetin maqedonas në orët e para të 30 nëntorit. Avioni i Lavrovit u detyrua që të udhëtonte mbi Greqi për të arritur në Maqedoni të Veriut. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, që ishte në bordin e avionit, e akuzoi Bullgarinë për “budallallëk” për shkak se refuzoi që avioni i Lavrovit të fluturonte mbi hapësirën ajrore bullgare. Zakharova, që është nën sanksione të BE-së, tha se prania e saj në bordin e avionit ishte arsyeja që Bullgaria refuzoi kalimin mbi hapësirën e saj.

 

“Ky budallallëk i rusofobisë arriti deri në pikën, që për herë të parë në historinë tonë, autoritetet të ndalojnë jo avionin, por personin që gjendet në të”, shkroi ajo në Telegram, duke sugjeruar se Rusia mund të vendosë ndalesa të ngjashme të fluturimeve “për mijëra funksionarë të NATO-s”, dhe tha se Bullgaria “krijoi një precedent të rrezikshëm”.tch