“Ai, kontributin më të madh e ka në fushën e Gjuhës shqipe, por i etur për dije dhe i lidhur ngushtë me gjuhët e huaja, ka kryer kurse autodidakte për përvetësim të gjuhës angleze dhe asaj gjermane”, tha Ministrja.
Gjithmonë i udhëhequr nga parimet e larta etike dhe profesionale, sipas Kushit, “mësues Andrea ka dhënë në mënyrë të vazhdueshme shembullin e tij personal në drejtim të metodave të mësimdhënies dhe është një model shumë i mirë për çdo koleg të tij, sidomos për mësuesit e rinj”./m.m/j.p/



























