NJU JORK, 10 maj /ATSH-DPA/ – Një portret i aktores Marilyn Monroe nga artisti amerikan Andy Warhol arriti në 195 milionë dollarë në qytetin e Nju Jorkut duke e bërë atë veprën më të shtrenjtë të shekullit të 20-të të shitur në një ankand, sipas Christie’s.
“Shot Sage Blue Marilyn” i vitit 1964, me përmasa 101,6 x 101,6 centimetra, bazohet në një portret fotografik të aktores.
Vetëm “Salvator Mundi” i Leonardo da Vinçit ka vendosur një rekord si vepra e artit më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në një ankand, kur arriti në 450,3 milion dollarë, në vitin 2017.
Mbetet e paqartë se kush e bleu “Shot Sage Blue Marilyn”, që më parë vlerësohej në 200 milionë dollarë./ /os/



























