Një tjetër afro-amerikan është vrarë nga policia e SHBA-së, duke bërë që në qytete të shpërthejë indinjata ndaj efektivëve.

Këtë herë ngjarja ka ndodhur në Ohio, ku efektivët kanë qëlluar për vdekje një 47 vjeçar në afërsi të shtëpisë së tij.

Ngjarja është filmuar edhe nga kamerat, ku shihet se si Andre Maurice Hill qëllohet pa paralajmërim duke biseduar me policët.

Kujtojmë se vrasja e George Floyd nga efektivët shkaktoi protesta të mëdha në SHBA, ku miliona qytetarë vërshuan rrugëve dhe shkatërruan komisariatet e policisë.