Në datë 8.10.2023 në qytetin e Elbasanit organizohet për herë të parë Mini Maratona “Skampa 2023”.
Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti në disa rrugë të qytetit do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi i mjeteve prej orës 08:00 deri në përfundim të aktivitetit.
Sa më sipër Bashkia Elbasan kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe mirëkuptimin e tyre.
Akset rrugore ku do të bllokohet qarkullimi dhe parkimi i mjeteve:
1. Bulevardi “Aqif Pasha” nga stadiumi deri tek rrethrrotullimi i Zaranikës.
2. Rruga “Çerçiz Topulli”, ana e majtë.
3. Rruga “Qemal Stafa” në të dy senset.
4. Rruga “25 Nëntori” në të dy senset.
5. Rruga “Thoma Kalefi” deri tek kryeqëzimi i Cerrikut në të dy senset.
6. Rruga “Masar Dine” në të dy senset.
7. Rruga “Kamber Sejdini”
8. Rruga “Kozma Naska”
9. Rruga “Mahmud Biçaku”
10. Rruga “Vasil Kamami”
11. Rruga “Lef Nosi”
12. Rruga “Shefqet Daiu”
13. Rruga “Ismail Zyma”
14. Rruga Janaq Kilica”
15. Rruga e Re
16. Rruga “Rinia”

Gjithashtu do të bllokohet qarkullimi në kryqëzimet hyrëse dhe dalëse të rrugëve të mësipërme.
Nisja e Maratonës dhe mbërritja, Bulevardi “Aqif Pasha”, porta e Kalasë.
Parkimi i mjeteve në rrugët e sipërpërmendura do të ndalohet prej orës 19:00 të së shtunës, 7 Tetor 2023.

Faleminderit për mirëkuptimin!