TIRANË, 25 shtator/ATSH/ Në maternitetin “Koço Gliozheni” çdo ditë luftohet për të shpëtuar jetë.

Stafi i këtij materniteti kryen çdo ditë një super punë për kujdesin dhe trajtimin e fëmijëve prematurë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu publikoi sot një foto të Noa, një foshnje që doli nga terapia intensive falë përkujdesit të mjekëve.

Manastirliu vlerësoi sot punën fantastike të stafit mjekësor dhe infermieror të Maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë, në përkujdesjen e të porsalindurve që kanë nevojë për terapi intensive./m.m/