/ATSH/ Norma e interesit të kredisë së re në lekë për individët shënoi rënie në nivelin 6.38% në 8-mujorin e këtij viti, nga 6.55% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ndërsa norma mesatare e interesit të kredisë për individë në monedhën euro, u ul në 3.56%, nga 3.66% që ishte në 8-mujorin e vitit 2020.
Bankës së Shqipërisë bën të ditur se rënia e interesit mesatar të kredive për individët është përcaktuar kryesisht nga kredia për blerjen e banesave.
Sipas BSH-së, norma mesatare e interesit të kredisë për blerjen e banesave u ul në 3.41%, nga 3.69% që ishte mesatarja për 8-mujorin e vitit të kaluar.
Kredia për blerjen e banesave është edhe produkti me peshën kryesore në portofolin e kredisë për individët, me 65% të vlerës totale. /j.p/

























