L'interno di un supermercato in una foto d'archivio. ANSA/ANGELO CARCONI

Shitjet me pakicë u rritën me 0.9 për qind nga muaji në muaj në nëntor, njësoj si në tetor.

Në nëntor, shitjet jo në dyqane u rritën me 6.1 për qind nga muaji në muaj. Shitjet e pajisjeve të tjera shtëpiake u rritën me 6.5 për qind, ndërsa ato të informacionit, komunikimit dhe teknologjisë me 3.9 për qind.

Shitjet e karburanteve të automobilave u rritën me 2.7 për qind, ndërsa ato të ushqimeve dhe pijeve u rritën me 0.2 për qind.

Duke përjashtuar automjetet dhe pikat e karburantit, shitjet me pakicë u rritën me 0.7 për qind në muajin nëntor, pas një rritjeje prej 1.3 për qind në muajin tetor.

Në bazë vjetore, shitjet me pakicë ranë 4.4 për qind në nëntor, pas një rënie prej 3.3 për qind gjatë muajit të kaluar. //a.i/