Partia Kombetare e Aqif Pashe Elbasanit. -ripostim-
Përshtatur nga Ana Toçi
Bashëqytetar !
Parlamentarizma donë parti politike, partitë politike mund të formohen vetëm me program.
Parti pa program asht si një shtëpi pa plak, ku secili flet po njeri s’dëgjonë. Zgjedhjet për Parlamentin e Parë të Shqipnisë nuk do t’I kesh harruar, atëherë shumë njerëz të kërkojshin votën, pa mujt me të thënë se për ty, për të mirën tënde, që është pa dyshim e mira e Atdheut, se c’duam dhe c’mundim me ba. Kur ke dhënë votën për ato zgjedhje, e di fort mirë, se ke ba po si ai që shtjen një pushkë në t’errët pa pa gja. Por, bashkatdhetar, a e din se me kët pushkë ke qenë tue vra veten dhe, për pak, Atdheun e dashur.
Pse Parlamenti I Parë që leu (lindi) prej votës tënde dhe të shokëve tuaj, pa program, pa themel të shëndoshë, pa dritë dhe pa diell, të bazuar vetëm mbi personat, ambisionet dhe intrigat kaq keq, kaq ligësht punojë, se mos e mcef, je ftofë krejt prej saj dhe prej sistemit të parlamentarizmës.
Nuk dua më t’I përmend gjithë trazimet dhe ngatërrimet që t’I ka sjellë ai, nuk dua t’I përmend gjaket që janë derdhë, vëllavrasjet që jan ba, katundet që janë djeg, shtëpijat që janë fik vetëm, po vetëm me sjelljet të këqia dhe fantastike të kësaj, bije fjala parlamentit. Ti me ftohtësinë që po kallëzon, gjykimin tënd mbi atë (e ka fjalën për parlamentin dhe parlamentarizmën-H. K., R. M) e ke c’faq mjaft bukur.
Por bashkatdhetar I dashur, as parlamenti, as parlamentarizma jan fajtor, fajin e kanë ato njerëz, ato burra që luejnë me fatin tënd, e t’Atdheut pa mos ditë se ku po shkojnë dhe ku po të cojnë.
Qoftë e lumtur dhe e bekueme ajo “Vatra” e cila ka qenë dhe është gjithmonë prijësi I Atdhetarizmës, që ka cfaqë dhe proklamue programin politik të sajë.
Sot dhe unë plaku I vjetër do dal përpara teje me programin tem. Ky program t’a dish mirë se nuk është pema e një mendimi teorik, por janë konviksionet (bindjet) të një plaku, I cili gjithë jetën e tij e ka kalue ndërmjet jush, si në ditë të mira ashtu dhe në të keqe, s’të ka lënë vetëm as në të qame as në të qeshme, t’I njef të mirat dhe të metat, t’I cmon bukur virtytat dhe nevojat, shkurtazi, janë frutat të një politike që gjatë, plot me mësime dhe me prova.
Bashkatdhetar!
Shumë miq të jashtëm ose të mbrendshëm, nuk shkon ditë, që të mos më rekomandojnë bashkimin të shqyptarëvet, si bazë për këtë bashkim e nuk mjaftonë ky program?
Pra duke harruar të gjithë të kalumet, tue mbyllë ato faqe të zeza të historisë së re të Atdheut, po marr inisiativën dhe po ju thërras me një za të naltë dhe me gjithë fuqi:
Shqiptar! Bashkohu rreth programit te “Partisë Kombtare” dhe shpëtimtare. Rreshtohuni me kët program dorë më dorë si vllazën.
Aqif Pashë Elbasan
Lexoni të gjithë shkrimin –>> https://elbasaniad.org/partia-kombetare-e-aqif-pashe-elbas…/
burimi (arkivi digjitakl elbasan)