ATSH/ INSTAT publikoi sot raportin mbi transportin e mallrave dhe pasagjerëve për 3 mujorin e parë të vitit, sipas të cilit, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në tremujorin e parë të vitit 2022 është 760.826 pasagjerë, duke u rritur me 3,2 herë, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021.
Në tremujorin e parë të këtij viti, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 1.000,6 mijë tonë, duke u ulur me 7,4 %, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021.
Sipas raportit të publikuar nga INSTAT, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 5.080 mijë tonë kilometër, duke u ulur me 37,3 %, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021.
Ndërsa volumi i mallrave të transportuar me ajër është 482,3 tonë, duke u rritur me 7,3 %, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021.
Të dhënat tregojnë se kanë udhëtuar me linjë detare 121.349 pasagjerë, ose 37,4 % më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.


























