Partia Socialiste ka kryesuar dhe fituar bashkinë e Prrenjasit. Me nje diferencë të lartë votash Kandidati i Partisë Socialiste, Nuri Belba, ka mundur Suzana Topin nga koalicioni “Bashkië Fitojmë”. Prrenjasi ishte bashkia e fundit që mbylli numerimin në qarkun e Elbasanit dhe Nuri Belba siguroi 6733 vota, ndersa Suzana Topi 4040, me nje diferencë prej 2693. Suzana Topi ka qene e vetme kandidate grua ne Qarkun e Elbasanit, ku ka humbur përball kandidatit Belba, i cili ka fituar edhe njeher tjeter besimin e qytetareve te Prrenjasit për ta drejtuar ne 4 vitet e ardhshme. Në Prrenjas u votua në 49 qendra votimi, ku në total ka 25 569 votues. Ne zgjedhjet Parlamentare te vitit 2021 votuan 13 339 votues ku PS mori 6 744 vota dhe PD 3 849 vota. Prrenjasi, ashtu si disa bashki të tjera të qarkut Elbasan është një bastion i PS.