Telefonatat e qytetarëve të Elbasanit në sallën operative, për një objekt të dyshimtë pranë një koshi plehrash, ka “ngritur në këmbë” Policinë e Elbasanit. Efektivët kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë rrethimin e saj.

Zona ndodhet pranë Ambulancës së qytetit të Elbasanit.

Nuk dihet për çfarë bëhet fjalë por siç kanë raportuar qytetarët, brenda koshit është dëgjuar një zhurmë e çuditshme. Gjithashtu, në vendngjarje ndodhet dhe një autombjet i shërbimit zjarrfikës, për gatishmërinë në çdo rast.

Pritet që Policia të japë më vonë njoftim zyrtar për rastin.