“Gjatë takimit u diskutua për arritjet dhe sfidat gjatë vitit që po lemë pas, si dhe u angazhuam për të punuar edhe më fort për përmbushjen me sukses të objektivave tona për një arsim cilësor”, tha Kushi.
Gjatë këtij viti, ministrja Kushi ka zhvilluar një sërë takimesh me drejtuesit e zyrave të arsimit parauniversitar, në qendër të cilave kanë qenë masat kryesore për mësimin në shkolla, përgatitjet për provimet e Maturës Shtetërore, sigurimi i arsimit cilësor dhe gjithëpërfshirës, etj.


























