Është fakt tani më se vendet që forcuan sistemin e tyre shëndetësor vitetet e fundit kanë arritur ta përballojnë më mirë përballimin me pandeminë e Covid-19.

Në një konferencë për shtyp Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u kërkoi vendeve që të mësojnë nga pandmia dhe të përgatisin sistemin shëndetësor për pandemitë e ardhshme.

Ai vlerësoi Tajlandën, Mongolinë, Senegalin dhe vendet e tjera për përgjigjen e tyre ndaj virusit.

“Shumë nga këto vende kanë bërë mirë sepse ata mësuan nga shpërthimet e mëparshme të virusit SARS, MERS, fruthit, poliomelitit, Ebolës, gripit dhe sëmundjeve të tjera”, tha ai. “Kjo është arsyeja pse është jetike që të gjithë të nxjerrin mësime nga kjo pandemi”.newsbomb