Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka kërkuar europianëve që të mbajnë distancën sociale edhe gjatë festave të fundvitit dhe të kufizojnë kontaktet shoqërore.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH për Evropën, Hans Kluge vuri në dukje se pandemia ka shkaktuar më shumë se 500 000 vdekje të lidhura me virusin dhe 23 milionë infeksione në rajon.

 

Klunge tha se efektet e pandemisë tek qytetarët si ai psikologjik do të jetë afatgjatë

“Nga ankthet që lidhen me transmetimin e virusit, ndikimin psikologjik të bllokadave dhe vetë-izolimin tek efektet e papunësisë, shqetësimet financiare dhe përjashtimi social, ndikimi i shëndetit mendor të pandemisë do të jetë afatgjatë dhe i gjerë”, theksoi ai.