ATSH-DPA/ – Malavi, shteti afrikan pa dalje në det, ka raportuar shpërthimin e parë të të ashtuquajturit ”poliomieliti i egër” në kontinent, pas disa vitesh.
”Poliovirusi i egër i tipit 1 u zbulua te një fëmijë në qytetin e Lilongwe”, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
“Testet laboratorike treguan se virusi mund të ketë ardhur nga Pakistani”, tha OBSH-ja.
“Për sa kohë që poliomieliti i egër ekziston kudo në botë, të gjitha vendet mbeten në rrezik të transmetimit të virusit”, tha drejtoresha rajonale e OBSH-së, Matshidiso Moeti.
“Organizata do të mbështesë autoritetet lokale shëndetësore në vendin e Afrikës Juglindore për të siguruar që rasti të mbetet i izoluar dhe të mos përhapet”, tha ajo.
Polio është një sëmundje ngjitëse dhe mund të shkaktojë paralizë dhe vdekje.
Me përjashtim të Afganistanit dhe Pakistanit, të gjitha vendet në botë kanë arritur të mposhtnin polioviruset e egra.
Në Afrikë, rasti i fundit u regjistrua në Nigeri në vitin 2016./ /a.i/

























