Misioni i ODIHR bën thirrje për përmirësimin e ligjit zgjedhor në Shqipëri.

Përfaqësuesi Michel Tarran inkurajoi nisjen sa më të shpejtë të punës së komisionit për reformën zgjedhore, duke theksuar se legjislacioni aktual ka ende probleme dhe nuk është në nivelin e duhur.

Sipas tij, të gjitha partitë politike bien dakord për nevojën e ndryshimeve, ndërsa ODIHR nuk përfshihet në debatin politik.

Rekomandimet e ODIHR janë për të përmirësuar ligjin e zgjedhjeve, dhe këtu inkurajojmë punën e komisionit për reformën zgjedhore. Shpresojmë shpejt të fillojë punën e tij. Puna e tij është shumë e rëndësishme, sepse ka disa probleme të lidhura me ligjin zgjedhor që sipas nesh nuk është akoma aty ku duhet të jetë. Ky është rekomandim i vazhdueshëm i misionit të ODIHR. Më duket se kësaj here mesazhin e ODIHR e kanë lexuar dhe partitë politike. Sa i përket debatit politik, ne nuk përfshihemi. Por të gjitha partitë politike janë dakord që ligji zgjedhor duhet të ndryshojë”-u shpreh Tarran.

Top Channel