/ATSH-ANSA/ – Opel Mokka ka fituar çmimin ”Connected Car Award 2020”.

Modeli i ri elektrik nga prodhuesi gjerman i makinave u votua si fitues në kategorinë e makinave kompakte nga lexuesit e ”Auto Bild” dhe ”Computer Bild”.

Me fitoren e ”Connected Car Award”, drejtori menaxhues i inxhinierisë, Marcus Lott theksoi se ”me Opel Mokka-n e ri, ne u ofrojmë klientëve tanë një paketë të plotë. Drejtuesit marrin të gjitha informacionet që u nevojiten falë dy ekraneve të mëdha, të integruara në panelin dixhital ”Pure”.

Sistemet janë të thjeshta në përdorim dhe shërbimet dixhitale të ”OpelConnect” e bëjnë ngasjen edhe më të këndshme.

Dizajni dhe teknologjia e krijuar për të zgjuar emocione, një shenjë dalluese e re e të gjitha modeleve të markës Opel./ /os/