Edhe një ditë kohë kanë bizneset për të aplikuar për punonjësit e tyre që të marrin pagën e luftës, në të kundërt pas datës 5 qershor do të gjobiten. Nëse pronarët nuk aplikojnë ata do të gjobiten me nga 50 mijë lekë për secilin punonjës. Ndërkohë, sipas Tatimeve, nga dy paketat financiare si për atë 26 mijë lekë për tre muaj, ashtu edhe për atë 40 mijë lekë, kanë përfituar që prej datës 1 Prill deri në 2 Qershor, 73 mijë 830 biznese dhe 187 mijë 437 punonjës.

Sipas ekspertëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve numri më i madh i përfituesve është në sektorin e shërbimeve me 87 mijë e 128 punonjës, më pas vjen sektori i tregtisë me mbi 47 mijë dhe më pak përfitues janë në sektorin e transportit me 9 mijë e 445.