Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis prezantoi këtë të hënë një paketë tjetër ekonomike që do të amortizojë sadopak efektin negativ të pandemisë së COVID-19.

Kjo paketë parashikon një asistencë prej 800 eurosh për personat që nuk munden të punojnë gjatë kësaj periudhe deri në normalizimin e gjendjes.

Rreth 750 mijë qytetarë do të përfitojnë nga kjo paketë.

Ndërsa ai ka menduar edhe për ata persona që kanë humbur punën e tyre prej më shumë se 1 viti. Rreth 155 mijë qytetarë do të përfitojnë një asistencë prej 400 eurosh.

“Kjo është një sakrificë shumë e vogël për të siguruar shëndetin e qytetarëve tanë. Recesioni ekonomik në vitin 2020 do të jetë i madh. Por rimëkëmbja në vitin 2021 do të jetë akoma më i madh” – shprehet Mitsotakis.

Paketa ekonomike është 24 miliardë euro, nga të cilat 14 miliardë janë financuar nga vetë shteti dhe 10 miliardë nga Bashkimi Evropian.

/Ora News.tv/