Në palllatin e Sportit “Tomorr Sinani ” tashmë do të jenë dispoziocion baza e nevojshme materiale për zhvillimin e ndeshjeve të Ping-Pongut jo vetën në rang kombëtar por edhe ndërkombëtar sipas standarteve. Këtë lajm e bëri me dije Drejtori i Përgjithshëm i Sporteve në Bashkinë e Elbasanit, Artin Kovaçi gjatë takimit me Sekretarin e Federatës Shqiptare të Ping-Pongut ,Tonin Binoshi.
Z.Binoshi dhuroi gjashtë tavolina ping-pongu të standardeve më të larta.
Këto tavolina sipas Kovaçit, do të përdoren për zhvillimin e ndeshjeve në niveleve kombëtare dhe ndërkombëtare dhe për promovimin e këtij sporti .
Ky donacion është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës sportive dhe krijimit të mundësive më të mira për sportistët tanë të ekipit të Ping-Pongut të cilët i zhvillojnë ndeshjet në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani” në Elbasan.
Drejtori i Përgjithshëm i Sporteve në Bashkinë e Elbasanit, Z.Kovaçi falënderoi Federatën Shqiptare të Ping-Pongut për mbështetjen me bazë materiale dhe paisje bashkëkohire dhe garantoi se në eventet e ardhshmet e ardhëshme cilësia e ndeshjeve dhe rezultatet do të jenë të shkëlqyera.
Edlira Xherri Elbasaninews.al