Një përplasje e fortë mes dy futbollistëve ka sjellë momente paniku në ndeshjen e kategorisë së dytë mes Orikut dhe Shkumbinit.

Një lojtar peqinas ka humbur ndjenjat në fushë, ndërsa është dashur ndërhyrja e ambulancës por edhe lojtareve të të dyja skuadrave.

Për disa minuta ka patur panik, derisa lojtari ka reaguar dhe është dërguar drejt spitalit.

Ndeshja ka rifilluar pas marrjes së informacionit se lojtari i dëmtuar është në gjendje stabël.

Sipas informacioneve ndërprerja zgjati 40 minuta.

Top Channel