Ambasada e SHBA në Tiranë reagon pas takimit të ambasadores Yuri Kim me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi.

Në fokus të këtij takimi kanë qenë zgjedhjet e 25 prillit, ku në statusin e ambasadës thuhet se ambasadorja Kim ka nënvizuar nevojën për të zbatuar në kohë dhe mënyrë efikase identifikimit biometrik dhe masa të tjerë të nevojshme.

Mes të tjerash, thuhet se ambasadorja amerikane i ka kërkuar kreut të KQZ të marrin të gjitha masat për të parandaluar blerjen e votave dhe manipulimin e votave, si dhe ka përmendur se “Sekretari Amerikan i Shtetit ka përcaktuar publikisht individë të caktuar për korrupsion madhor. Këto përcaktime mbeten në fuqi”.

ballkan web