ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ditën premte do të vijojë të ndikohet nga vala e të nxehtit Afrikan e cila përveç temperaturave të larta do të sjellë dhe grimca pluhuri e rëre në lartësi.
Moti parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare në pjesën veriore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim e lehtë dhe shoqërohet nga valëzim i ulët në dete.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 21/37 | diell |
| Kukës | 22/38 | diell |
| Lezhë | 17/36 | diell |
| Dibër | 17/36 | diell |
| Durrës | 20/36 | diell |
| Tiranë | 24/38 | diell |
| Elbasan | 22/39 | diell |
| Berat | 16/39 | diell |
| Vlorë | 18/37 | diell |
| Korçë | 17/35 | diell |
| Gjirokastër | 16/39 | diell |
| Sarandë | 18/36 | diell |

























