ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë sot do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme të ftohta të cilat do të sjellin ngrica në rrugë për shkak të temperaturave të ulëta.
Moti parashikohet i kthjellët me kalime vranësirash në pjesën veriore e lindore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri me shpejtësi 1-8 m/sek,e përgjatë bregdetit dhe zonat luginore 10-12 m/sek duke u pasuar nga valëzim në dete i forcës 2 dhe 3 ballë.



























