Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta me origjinë nga Veriu i Afrikës. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 ballë. Temperaturat pa ndryshime në vlerat minimale dhe rritje në vlerat e mesditës.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër23/35Diell
Kukës21/34Diell re
Lezhë23/35Diell
Dibër19/34Diell re
Durrës20/36Diell
Tiranë25/38Diell
Elbasan22/39Diell
Berat20/39Diell
Vlorë25/36Diell re
Korcë19/32Diell re
Gjirokastër19/39Diell
Sarandë18/32Diell