ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e diel parashikohet mot me alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Parashikohet mjegull, mjegullinë në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë zonave luginore. Në orët e mesditës shkrirje graduale e dëborës në male.
Era parashikohet të fryjë juglindje-veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në mesditë. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 4/19 | diell re |
| Kukës | 1/15 | diell re |
| Lezhë | 5/20 | diell re |
| Dibër | 1/14 | diell re |
| Durrës | 6/20 | diell re |
| Tiranë | 6/20 | diell re |
| Elbasan | 4/19 | diell re |
| Berat | 3/20 | diell re |
| Vlorë | 6/20 | diell re |
| Korçë | 2/14 | diell re |
| Gjirokastër | 3/16 | diell re |
| Sarandë | 5/19 | diell re |



























