ATSH/ Për ditën e diel moti fillimisht (orët e para të mëngjesit) nis i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare.

Por, gradualisht duke nisur nga orët e mesditës do të ketë shtim vranësirash mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Në relievet kodrinore-malore për shkak të kontrastit të fortë termik këto reshje do të jenë edhe në formën e stuhive dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era nga veriperëndim – jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës kryesisht përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek, shoqëruar me një valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër22/34diell re shi
Kukës19/30diell re shi
Lezhë20/34diell re shi
Dibër17/29diell re shi
Durrës22/33diell re
Tiranë23/34diell re shi
Elbasan22/34diell re shi
Berat19/33diell re shi
Vlorë21/32diell re
Korcë17/27diell re shi
Gjirokastër17/34diell re shi
Sarandë18/30diell re